Parlamenti Evropian i kërkoi Këshillit të Bashkimit Europian të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi të dyja vendet i kanë përmbushur kriteret dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme. Në seancën plenare, Parlamenti Evropian miratoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime, raportin vjetor të Shqipërisë të përpipuar nga eurodeputetja Isabel Santos mbi progresin e vendit tonë në reformat e integrimit europian gjatë vitit 2021. Në kontekstin gjeostrategjik të luftës në Ukrainë, deputetët vlerësuan se dështimi për të vepruar mund të ketë implikime historike të sigurisë për stabilitetin e Evropës.