Top News – 50 viktima në Tajvan/ Aksidenti hekurudhor, prokurorët kërkojnë arrestime
03/04/2021 11:23

Prokurorët në Tajvan kërkuan arrestimin e menaxherit të një kanteri ndërtimi kamioni i të cilit dyshohet se shkaktoi aksidentin hekurudhor që i mori jetën të paktën 50 personave një ditë më parë. Kamioni u gjend mbi shina dhe treni e goditi atë ndërsa po hynte në një tunel të premten. Skuadrat e shpëtimit duhet të nxjerrin ende vagonët e parë të dëmtuar që ndodhen brenda tunelit dhe druajnë se mund të gjejnë akoma më shumë trupa. Treni ishte i mbushur me njerëz që udhëtonin për të festuar një ditë të shënuar tajvaneze. Aksidenti i të premtes është katastrofa më e rëndë hekurudhore në dekada të tëra në ishull. Treni duhej të udhëtonte nga kryeqyteti Taipei në Taitung dhe po hynte në tunelin në veri të Hualienit kur ndodhi aksidenti. Shumë nga rreth 500 pasagjerët në bord mund të kenë qenë në këmbë sepse treni ishte i mbushur plot. Ky i fundit është një nga më të shpejtët në sistemin hekurudhor në tajvan dhe mund të arrijë shpejtësinë e 130 km në orë. Presidenti i Tajvanit vizitoi një spital në Hualien të shtunën për të takuar të lënduarit dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

Top Channel/ Tinderi “zbulon” një skandal në NATO/ Oficeri spanjoll përfundon nën hetim
15/09 23:19
Top Channel/ “IA është si një inteligjencë aliene”, Bill Gates ngre alarmin për atë që po vjen
15/09 23:18
Top Channel/ SHBA nis shkurtimet për ushtrinë në Ballkan, preket Maqedonia e Veriut
15/09 23:09
Top Channel/ Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis/ Fotoja e fshehtë që mund të ndryshojë hetimin
15/09 23:02
Top News- “Epoka akullnajore” po vjen! El Nino sjell valën polare, dimër i pazakontë në horizont
15/09 23:00
Top News- Dasma e djalit të Trump u pagua nga oligarku rus, kush është njeriu besnik i Putinit
15/09 22:45
Top News- “Pavarësia e Skocisë, çështje kohe”, Mbretëria e Bashkuar drejt shpërbërjes
15/09 22:34
Top News- Inteligjenca Artificiale mund të na vrasë, tjetër alarm nga ish-eksperti i Google
15/09 21:20
Top News- Lufta me Iranin ‘zbraz’ arsenalin amerikan, raporti rrëzon pretendimet e Donald Trump
15/09 20:50
Top News- SHBA mbështet Kosovën, por ngërçi… / Uashingtoni: Kriza politike po cenon raportet tona
15/09 20:10
Top Channel/ SHBA e pranon për herë të parë: Kemi armë në hapësirë
15/09 20:02
Top News- Rusia godet me raketa helikopterin danez, plasin tensionet në Detin Baltik
15/09 19:45
Top Channel/ Mesazhet nga SHBA për Shqipërinë: Çmontojmë organizatat kriminale
15/09 19:40
Top News – Del nga burgu neonazisti/ Numri dy i Agimit të Artë kërkon sërish pushtet
15/09 17:30
Top Channel/ Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin, edhe nga burgu është angazhuar në politikë
15/09 15:32
Top News – Fjalimi ‘sekret’ i Von der Leyen / Presidentja e KE flet të mërkurën për gjendjen e BE
15/09 14:46
Top News – Araghchi viziton Kinën. Hormuzi në fokus, Pekini kërkon të ndërmjetësojë
15/09 14:37
Top News – Rebelët mbledhin OKB / Takim urgjent pas përparimit të huthëve në Arabi
15/09 14:32
Top News – Kolonët mësyjnë xhaminë / Dhjetëra izraelitë hyjnë me forcë në oborrin e Al Aksas
15/09 14:11
Top News – ‘Luftë duan, luftë do kenë’/ Arabia Saudite kërcënon Huthët – Do përgjigjemi me forcë!
15/09 13:47