Top News – 50 ditët e para të Biden/ A po e realizon presidenti planin ambicjoz
10/03/2021 21:35

Presidenti Joe Biden parashtroi një plan ambicioz pune për 100 ditët e tij të para në detyrë, duke premtuar veprim të shpejtë për gjithçka, që nga ndryshimi i klimës, reforma e imigracionit e deri tek pandemia e koronavirusit.Në ditën e tij të 50-të në detyrë administrata e tij pret një moment të rëndësishëm: miratimin përfundimtar në Kongres të paketës së tij masive të ndihmës ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh për koronavirusin. Projekt-ligji përfshin pagesa të drejtpërdrejta për miliona amerikanë dhe fonde për të ndihmuar Shtëpinë e Bardhë të realizojë një numër premtimesh të bëra gjatë fushatës së presidentit Biden, si rihapja e shkollave dhe vaksinimi i më shumë amerikanëve.Në pesëdhjetë ditët e para në detyrë, presidenti Biden ka bërë përparime të mëdha për një numër premtimesh ndërsa mbetet ende punë për të përmbushur premtime të tjera që kërkojnë veprim. Njw prej arritjeve kryesore tw tij gjatw kwsaj periudhe konsiderohet sipas VOA, fakti qw id ha pwrparwsi zgjidhjes së problemit të pandemisë së koronavirusit gjatë javëve të tij të para në detyrë dhe fokusi në këtë çështje ka sjellë rezultate. Ai pritet ta realizojë synimin e tij për të bërë 100 milionë doza vaksine në 100 ditët e tij të para qysh në fund të javës së ardhshme. Shkalla e vaksinimeve tani është mesatarisht më shumë se 2 milionë vaksina në ditë. Po kwshtu ndwrmori disa veprime të hershme duke përmbushur premtimet e bëra për politikat ndaj klimës.. Administrata ka ndërmarrë dhe disa veprime për të reformuar sistemin e azilit, duke përfshirë një lëvizje nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për të pezulluar një program të administratës Trump që kërkonte që azilkërkuesit të presnin në Meksikë ndërsa pretendimet e tyre merreshin në shqyrtim. Por Biden ende nuk ka artikuluar një plan për të menaxhuar fluksin e azilkërkuesve, përtej propozimit që të shpenzohen miliarda dollarë për të adresuar shkaqet themelore të këtij problemi në Amerikën Qendrore.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38