Top News – 5 skenarët e lojës së Vladimir Putin/Nga qeveria kukull tek lufta me vendet e NATO-s
28/02/2022 10:58

Ukraina po përjeton ditën e pestë të agresioinit rus, i cili është shoqëruar me sanksione masive ndaj Rusisë nga vendet e Bashkimit Europian dhe SHBA, mijëra refugjatë ukrainas që braktisin vendin e tyre apo edhe protesta masive kundër akteve pushtuese të Vladimit Putin. Teksa ky i fundit, nuk ka shfaqur asnjë shenjë tërheqje nga planet ambiocize të pushtimit të Ukrainës, ‘The Atlantic’ ka publikuar pesë skenarët e mundshëm të vijimësisë së luftës në Ukrainë. Skenari i parë, është që Putin të sprapset dhe të tërheqë trupat ushtarakë nga territoret ukrainase. Nisur nga protestat e qytetarëve ruse, të cilët kundërshtojnë vendimet e udhëheqësit të tyre Putin, rënia e aksioneve ruse në tregjet financiare, rënia e monedhës ruse, goditja e biznesmenëve rusë apo edhe bllokimet e llogarive të Putin, mund të bëjnë që ushtria ruse të tërhiqet. Ky është një skenar që shumë analistë e kanë parashikuar, duke u nisur nga Lufta e Irakut, përvoja e SHBA-së me Afganistanin apo edhe përvojën sovjetike me Afganistanin. Vendosja e një qeverie kukull në krye të Ukrainës është një tjetër skenar i mundshëm për lojën luftarake të Putin. Në këtë skenar, objektivi është thjesht rrëzimi i qeverisë ekzistuese në Ukrainë, me Volodymyr Zelensky dhe vendosja e një qeverie pro ruse. Pushtimi i Ukrianës është skenari i tretë që parashikojnë analistët e The Atlantic. Ukraina nuk do të ekzistonte më si një shtet i pavarur duke u aneksuar apo pushtuar nga Rusia, sikuse ndodhi me Krimenë në vitin 2014. Nisur nga retorika dhe fjalimet e Putin, duke se ky është synimi i tij kryesor. Megjithatë nëse analizohet mes reshtave të fjalimeve të Putin, bie në sy ambicia dhe dëshira e tij për të rikrijuar Bashkimin Sovjetik. Skenari i katërt parashikon se Putin nuk do të mjaftohet vetëm me Ukrainën, por do të vijojë agresionin e tij, me shtetet e tjera, si Moldavia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia, të cilat dikur ishin pjesë ose e Bashkimit Sovjetik ose e Perandorisë Ruse. Pra, në afat të shkurtër, ky skenar nënkupton se Putinin do të lëvizë në lindje dhe në jug të Ukrainës në vende si Moldavia dhe Gjeorgjia, dhe këto pushtime të mëtejshme do ushqejnë ambiciet e Putin për një perandori të zgjeruar ruse.

Top News – Tajvani dhe Japonia kundër Kinës / Aktivitete të shtuara ushtarake, tensionet në qiell
05/12 13:50
Top News – Sistemi izraelit ‘Puls’ në Greqi/ Parlamenti miraton blerjen e raketave për 650 mln euro
05/12 13:42
Top News – SHBA do të tradhtojë Ukrainën!/ Macron mohon gjithçka: Unitet mes SHBA dhe Evropës
05/12 13:21
Top Channel/Zgjidhet shefi i ri i Mossadit: Besnik i Netanyahut, u plagos rëndë në sulmin e Hamasit!
05/12 12:10
Top Channel/ Eurovizioni, Israeli do marrë pjesë në garë: Katër shtete të tjera tërhiqen!
05/12 12:08
Top Channel/Angli, mbi 3 mije paund per 700 familjet shqiptare per t`u larguar vullnetarisht!
05/12 12:07
Top News – Katër shtete bojkotojnë Eurovizionin / Nuk duan Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës
05/12 11:34
Top News – Tapet i kuq për Vladimir Putinin / Tregtia dhe paqja në axhendë gjatë vizitës në Indi
05/12 11:15
Top News – Gjermania çon Eurofighter-at në Poloni / Pesë avionë ushtarakë ‘kundër’ dronëve rusë
05/12 11:14
Top News – Rusia do marrë Donbasin me çdo kusht / Putin përsërit ultimatumin: Me hir ose me pahir
05/12 11:13
Top News – Katër dronë mbi avionin e Zelenskit / ‘Pothuajse u përplasën’, frikë në Irlandë
05/12 11:12
Top News – Policia ‘gjen’ vezën 19 mijë USD / ‘Doli’ në mënyrë natyrale, u gëlltit nga neozelandezi
05/12 11:11
Top Channel/ Çeçenët gati për luftë në Europë, Kadyrov: “Presim vetëm urdhrin e Putinit”!
05/12 10:58
Top News- Nuk ka dritë jeshile për paqe/ Ukraina dhe Rusia sulmojnë me raketa njëra-tjetrën
05/12 09:36
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia ‘Vyron’, përmbytje në Zakynthos dhe Athinë
04/12 23:07
Top Channel/ Vrau vajzën e tentoi të vriste ish-burrin, dënohet me 30 vite burg 53-vjeçarja në…
04/12 22:52
Top News- Frikë për përshkallëzim nga Rusia/ Siguria në veri, NATO ristrukturon komandën
04/12 21:10
Top Channel/ Dasma mes luftës! E rrallë në Gaza, martohen 54 çifte!
04/12 20:09
Top Channel/ Hetimi tronditës i Anglisë: Putin urdhëroi eliminimin e agjentit të dyfishtë rus
04/12 20:00
Top Channel/ Macron: SHBA do e tradhtojë Ukrainën! “Der Spiegel” zbardh bisedat e liderëve europianë
04/12 19:57
BILETA Portokalli - Bileta