Policia ekuadoriane, në një raport të fundit, vlerëson se që nga viti 2014 deri tani janë arrestuar 24 trafikantë ballkanas të kokainës kryesisht shqiptarë dhe malazezë, ndërsa 4 të tjerë janë vrarë. Në dekadën e fundit trafikantët shqiptarë, malazezë, rusë dhe spanjollë të drogës po operojnë se bashku si një kompani Holding, e cila nënkontrakton shërbimet e bandave lokale për sigurimin e mbrojtjes, logjistikës, magazinimit, transportit të drogës dhe kur ju duhen vrasje me porosi.