Punonjësit e hekurudhave kanë nisur grevën në të gjithë gjermaninë të premten, duke ndaluar shërbimet e operatorit kombëtar, Deutsche Bahn, në serinë më të fundit të aksionit për pagat në ekonominë më të madhe të evropës. Greva, e organizuar nga sindikata EVG do të zgjasë për disa orë edhe pse kthimi në normalitet nuk do të jetë i mundur përgjatë gjithë ditës.