Përmes operacionit “Premtimi i vërtetë”, Irani ndërmori të parin sulm hakmarrës ndaj Izraelit, si kundërpërgjigje ndaj bombardimit të konsullatës së Teheranit në Siri në fillim të prillit, ku mes viktimave ishte dhe një gjeneral i lartë i regjimit të Ajatollahëve, që mbante kontakte me militantët e Hamasit.