Drejtësia është lëkundur jo pak për vitin 2020. Por kulmi arriti me arrestimin e një gjyqtareje, e cila në kundërshtim të hapur me ligjin ka liruar nga burgu, disa të dënuar me burgim të përjetshëm. Në raportin e dorëzuar në Kuvend nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për vitin 2020 ka të dhëna të plota për verifikime të shumë dosjeve të gjyqtarëve, ndaj të cilëve shumë qytetarë janë ankuar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar punë më datë 1 Shkurt 2020 dhe pati të përcaktuar si prioritet të punës një analizë të plotë të dosjeve që kishin në thelb lirimet me kusht.