Shkatërrohet një rrjet trafikantësh në Tiranë. Një aksion i ndërmarrë nga policia e kryeqytetit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe njësinë operacionale është finalizuar me shkatërrimin e një rrjeti që bënte transportin e emigrantëve të paligjshëm. Në kuadër të operacionit të koduar “Just in time”, janë arrestuar 3 persona dhe proceduar 14 të tjerë. I gjithë aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në zonën e Laprakës në një banesë e cila ishte përshtatur si hotel.