Top News – 30 ditët e zhdukjes së mafiozit turk/ Ende pa gjurmë, dalin pamjet në aeroport
21/05/2021 11:25

Mediat turke kanë publikuar pamjet e plota të shkëputura nga kamerat e aeroportit, në momentin kur pronari i “Thodex”, Faruk Fatih Özer arratiset nga vendi. Vetëm me një çantë shpine, Faruk Fatih Özer mbërrin në aeroportin e Stambollit me një makinë të zezë, të martën, më 20 prill. Sapo ora shënoi 17:15, ai u fut brenda dhe dorëzoi pasaportën në spotelin e biletave. Nga aty futet në terminalin numër 3 dhe merr avionin për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Vlen për t’u përmendur se 27-vjeçari nuk pati kontakt me asnjë person gjatë qëndrimit të tij në aeroport dhe se gjithë kohën u paraqit i qetë për të mos tërhequr vëmendje. 27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar. Por Ozer, nga ana e tij, mohoi akuzat në një deklaratë në Tëitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Ozer gjithashtu tha që pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta, ndërkohë që mbetet e paqartë se pse ai nuk është dorëzuar ende, sa kohë që beson në pafajësinë e tij. Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij.

Top Channel/ Dhunohet bashkë me të atin personazhi i njohur i rrjeteve sociale, shfaqet me hematoma
06/08 11:37
Top News- Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë/ U kap me armë, municione dhe pranga policie
06/08 10:22
Top Channel/ Anija e paqes për herë të parë në Shqipëri, jepen mesazhe shprese
05/08 22:42
Top News- Politikanë pa diplomë, tronditet Spanja, dorëheqje masive në radhët e partive
05/08 20:30
Top Channel/ Çfarë rrezikojnë diabetikët? Mjekët japin këshillat për ditët e nxehta
05/08 19:57
Top News- Ministri serb pëson goditje në tru gjatë emisionit live, ndërpritet transmetimi
05/08 19:52
Top Channel/ Rikthehen zjarret, tymi mbulon qytetin e Fierit. Rrezik dhe në Peqin
05/08 19:48
Top Channel/ Kodi i ri dënon më pak korrupsionin! Juristët sulmojnë draftin: Burgu, opsioni i fundit
05/08 19:32
Top News- Autoboti merr para pesë makina, aksident masiv te ‘Pushimi i Shoferit’
05/08 19:30
Top Channel/ Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje të qytetit
05/08 18:59
Top News- Shi i madh në Vlorë, probleme në disa lagje nga reshjet e dendura
05/08 18:40
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë te “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, 5 automjete të përfshira
05/08 17:57
Top News – Pesë makina dhe një autobot përplasen në aksin Lushnjë-Fier, bllokohet qarkullimi
05/08 17:44
Top News- Berisha pranon rritjen e turistëve por… Është ulur ndjeshëm nga narko euro
05/08 16:28
Top News- Kush e informoi kompaninë lobuese për Berishën gabim/ S’jam zëdhënës i tyre
05/08 16:28
Top Channel/ Përfshihen nga flakët toka bujqësore dhe kallamishtet në Fier, tymi mbulon qytetin
05/08 16:18
Top Channel/ Gjyqi për shefat e Bankers. Akuzohen për “mashtrim” dhe fshehje të të ardhurave”
05/08 15:36
Top Channel/ Abuzime me holluesin e naftës. Prokuroria Fier gjen pasaktësi në raportimet e bankës
05/08 15:28
Top News- Berisha flet për rënie të turizmit e prodhimit/ ‘Narko-euro, toksina e ekonomisë’
05/08 15:16
Top Channel/ Në gjyq për abuzime. Përfundon hetimi ndaj ish-presidentit të Urdhrit të Stomatologut
05/08 15:14