Për të zbuluar bandat e drogës, Policia dhe prokuroria speciale, ndryshe SPAK kanë hetuar për 3 vjet me radhë, bazuar në të gjitha informacionet e siguruara nga agjentët në terren, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal. Hetimet u thelluan, pasi u konstatuan të dhëna për veprimtari të organizuar kriminale, e cila përbëhej nga 5 banda. Që të gjithë kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike. Skema ishte e ngjashme. Ata merrnin sipërfaqe toke në zona jashtë kontrollit policor përkundrejt qerave modeste dhe kultivonin kanabis.