Protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha përpara selisë së Partisë Demokratike me qëllim për të nxjerrë njëherë e mire nga zyrat Lulzim Bashën ka përfunduar pas 3 orësh. Qindra simpatizantë të partisë opozitare, që mbështesin ish kryeministrin Berisha në të gjitha lëvizjet e tij politike e shoqëruan atë edhe në këtë protestë masive. I ndjekur nga gazetarët dhe kamerat që prej momentit të daljes së tij nga shtëpia, por i vënë në dijeni edhe për incidentet e para, Berisha u bëri thirrje protestuesve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos nxisnin dhunë ndaj të tjerëve.