Qytetarët e Tiranës e pritën Vitin e Ri 2022, nën tingujt e muzikës. Sheshi Skënderbej ishte i mbushur plot me të rinj e të reja, të cilët shijuan spektaklin shumëngjyrësh të fishekzjarreve. Shëndeti ishte kryefjala e urimeve të këtij viti, pas dy viteve të vështira beteje me koronavirusin. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velaj ftoi të gjithë qytetarët të ishin më të bashkuar e të lumtur në këtë vit të ri. Në orën 12 të gjithë qytetarët trokitën gotat për të mirëpritur vitin e ri, duke uruar që ky vit të hyjë sa më i mabrë në shtepinë e çdo shqiptari.