Tre javë e gjysmë punë në distancë, në mënyrë komode nga kolltuku i shtëpisë, për të gjitha profesionet në të cilat është e mundur. Ky është thelbi i një projektligji të ri në gjermani, të propozuar nga ministri i punës Hubertus Heil, që në një intervistë për të përditshmen Bild am Sonntag, ka thënë se do të kërkojë që cdo punonjës të ketë të drejtë për një minimum 24 ditor pune fleksibël.