Top News – 222 plumba mbi policët/ Të afërmit kërkojnë të rihapen hetimet
03/01/2021 15:50

Në pritën e 4 janarit 1991, në periferi të Bolonjës, humbën jetën tre karabinierë të rinj tek të 20-at. Vrasësit e bandës së Uno Bianca-s po i prisnin për t’i masakruar. Një breshëri prej 222 plumbash ra mbi Andrea Moneta-n, Mauro Mitilini-n e Otello Stefanini-n. Sot, 30 vjet më vonë, vëllai i njërit prej policëve, Ludovico Mitilini, kërkon të rihapen hetimet, sepse është i bindur që me rindërtimin e ngjarjes, do të dalin në dritë disa elemente të reja e mjaft të rëndësishme. “Jemi përballur me një të vërtetë të gjymtuar”, thotë Mitilini. “Ajo ka disa anë të errëta dhe për këtë arsye, pjesëtarë të familjes do të bëjnë një kërkesë zyrtare për të rihapur hetimet”, shton ai. Sipas vëllait të Mauro-s, në vendimin e vitit 1997 mbi bandën që terrorizoi Bolonjën nga 1987-ta deri në 1994-tën, “ka elementë që shkaktojnë pështjellim, dëshmi kjo e faktit se nuk janë vlerësuar ashtu sic duhet”. Ludovico e vë theksin te një urdhëresë nga kreu i policisë së Bolonjës, i cili kërkoi “një mbikëqyrje fikse të policisë përpara ish-shkollës Romagnoli, që ishte goditur ditët e mëparshme nga një koktej Molotov”. Kjo e bën edhe më të paqartë faktin se përse u zhvendosën karabinierët në një rrugë, e cila ishte shumë larg objektivit që duhej vëzhguar. Familjaret nuk i bind as variani që lideri i grupit kriminal, Savi dha para gjykatës duke thënë se policët u vranë që t’i merreshin armët, pasi sipas Mitilinit, anëtarët e kësaj bande kishin një dispozicion një arsenal të tërë, ndaj nuk kishte përse të vidhnin armë nga karabinierët.

Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
DIGITALB DIGITALB