Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbledhur stafin e kryeministrisë në një festë për krishtlindjen dhe vitin e ri, dhe ka rezervuar për ta një urim dhe një mesazh të vecantë. Ajo ka kombinuar falenderimet me humorin dhe mesazhet motivuese për punën që i pret vitin e ardhshëm. Festa u zhvillua në oborrin e kryeministrisë dhe meloni vlerësoi në fjalën e saj angazhimin dhe përkushtimin e bashkëpunëtorëve gjatë vitit që po lëmë pas.