Eshtrat e ushtarëve francezë dhe rusë, që vdiqën gjatë tërheqjes së napoleonit nga Moska, në vitin 1812, u varrosën me nderime ushtarake në një moment të rrallë uniteti mes dy vendeve. Zyrtarët e mbledhur me trashëgimtarë të liderëve rusë dhe francezë të ushtrisë, në shekullin 19, në një ceremoni në qytetin rus Vyazma, për të rivarrosur eshtrat e 126 të vrarëve në një nga betejat më të përgjakshme të napoleonit në fushatën e tij në rusi. Bora binte dhe një bandë ushtarakle luante në temperaturën -15 gradë celcius, ndërsa ushtarët me uniforma mbanin arkivolët e mbuluar me flamuj, në varrezën e Vyazmas, një qytet 200 km në perëndim të moskës.