Amerika po rikujton sot po aq e gjunjëzuar sa dy dekada më parë, 20 vjetorin e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington, të cilat u morën jetën gati 3,000 njerëzve dhe i dhanë formë politikave të shekullit të 21 -të. Kjo ngjarje tragjike, u kthye në një pikë kthese në historinë bashkëkohore dhe po prodhon efektet e saj në shoqëritë tona.