Top News/ 20 raketa e dronë rusë mbi NATO/ Publikohet harta e detajuar, ‘shkeljet do vazhdojnë’
14/09/2024 18:18

Një hartë e re tregon incidentet e shumta në të cilët dronët dhe raketat ruse kanë zbritur në territorin e NATO-s që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Vladimir Putin. Gazeta e pavarur Verstka vlerësoi rastet kur mbetjet e raketave dhe dronëve kishin rënë në vendet fqinje me zonën e konfliktit. Shumica e raketave dhe dronëve ishin rusë, megjithëse disa raportohet se janë lëshuar nga Ukraina. Në vitin e parë të luftës, mbetjet ranë në vendet fqinje 7 herë, 16 herë në 2023 dhe deri më tani këtë vit janë 11 raste të tilla, cka përbën gjithsej 34 raste në shtatë vende, sipas kanalit në Telegram në gjuhën ruse. Verstka tha se kishte pasur edhe 10 incidente në Moldavinë jo-anëtare të NATO-s, duke përfshirë territorin e Transnistrisë, ndërsa ishin edhe katër raste në Bjellorusi, lideri i së cilës, Alexander Lukashenko, është aleati më i ngushtë i Putinit. Por 20 incidentet e tjera ndodhën në pesë anëtarë të aleancës: tre në Bullgari, dy në Poloni, një në Letoni dhe një në Kroaci. Verstka tha se incidentet e tjera ndodhën në Rumani, që ndan një kufi 400 milje me Ukrainën dhe ka një territor që shtrihet disa qindra metra nga portet ukrainase në lumin Danub, që janë objektiva të shpeshta ruse. Kryeministri rumun tha se ishte i sigurt se shkeljet "do të vazhdojnë" dhe Bukureshti po shqyrton ligjet që do ta lejojnë atë të rrëzojë dronët që hyjnë në hapësirën e tij ajrore, në kohë paqeje. Neni 5 i aleancës përcakton se nëse një vend i NATO-s sulmohet, të gjitha vendet anëtare dalin në mbrojtje të tij, megjithëse deri më tani nuk ka akuza të drejtpërdrejta se Rusia ka marrë qëllimisht në shënjestër vendet aleate.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57