“Don Bosko” cilësohej si me pare një zonë informale, e lënë pas dore. Por, veç blloqeve të sistemuara të banimit, së shpejti do të hapin dyert edhe dy shkolla të reja. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kantierin e ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Vaçe Zela”, në të cilën është integruar edhe një kopësht, dhe të shkollës së mesme “Kristo Frashëri”, të cilat zgjidhin përfundimisht nevojat e 7 mijë banorëve të këtij komuniteti.