Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë shënuar 18 vatra zjarri në 12 bashki, përfshirë disa zona në Vlorë, Sarandë, Kavajë, Tiranë, Berat, Elbasan dhe të tjera. Fatmirësisht të gjitha vatrat janë shuar pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo kafshë. Sipas të dhënave zyrtare, zjarret kanë përfshirë rreth 35.9 hektarë sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.