Top News – 18 milionë eurot e Cosa Nostra / Datat kur mafiozët italianë erdhën në Shqipëri
15/11/2021 19:43

Biznesmeni i hidrokarbureve, Rezart Taçi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, akuzohet nga SPAK të ketë qenë garantori i “filtrimit” të 18 milionë eurove të mbërritura në Shqipëri. Ndërsa në krijimin e skemës financiare që, sipas SPAK, drejtohej nga 90-vjeçari italian, Francesco Zummo, është angazhuar vetë i moshuari duke ardhur në Shqipëri bashkë me kontabilistin Fabio Petruzzela, të dy të proceduar aktualisht në vendin fqinj. Burime pranë SPAK konfirmuan se ata kanë mbërritur në Shqipëri në 17 qershor. Të nesërmen, Zummo dhe Petruzzela kanë udhëtuar drejt Malit të Zi, ku kanë hapur një llogari bankare në Podgoricë dhe në të njëjtën ditë, 18 qershor, janë rifutur në Shqipëri dhe kanë hapur dy llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, ku mund të kishin të dy mundësi për kryerje veprimesh. Sipas dosjes hetimore, transferta e shumës prej 18,3 milionë eurosh është bërë nga Zvicra në bankën shqiptare më 28 korrik. Pas kësaj date, vendi është vizituar disa herë nga kontabilisti Petruzzela. Sipas SPAK, ai është përpjekur të bëjë transferimin e shumës në banka të vendeve të tjera, por nuk ka mundur për shkak të kërkesave burokratike të bankës. Vonesa është përdorur nga Prokuroria e Napolit, e Palermos dhe SPAK-u për të përgjuar bisedat e shqetësuara mes të dyshuarve dhe nxjerrë të dhëna të vlefshme për hetimin. Në Shqipëri, dy italianët janë ndihmuar nga të besuarit e Taçit, kunati Artur Balla e ish-shoqëruesi, Bledar Lilo, veprime që janë dokumentuar.

Top Channel/ Zbardhet atentati me tritol, arrestohet një nga autorët e dyshuar, nis hetimi
12/11 12:38
Top Channel/ Korça po humbet popullsinë, bilanci më negativ në vend, 220 vdekje më shumë se lindje
12/11 12:29
Top News – ‘Keni ulur euron, mos rrisni edhe TVSH-në’. Turizmi kundërshton paketën fiskale
12/11 12:26
Top Channel/ Shqiptarët duan të mbajnë Tuzin, synojnë të ruajnë drejtimin e komunës në vendoret 2027
12/11 12:15
Top Channel/ Kurumit i hiqet leja mjedisore, ministria shfuqizon lejen për aktivitetin në Elbasan
12/11 12:15
Top Channel/ Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Begaj dekreton drejtoreshën e re të inteligjencës
12/11 12:14
Top Channel/ Gjamë burrash për Nikën në Shkodër, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike
12/11 12:13
Top News – Ndërkombëtarët në Kushtetuese. Berisha: Shkelje e ligjit. Gjykata nuk është parlamenti
12/11 11:53
Top Channel/ Biznes narkotikësh pranë shkollave, momenti kur policia mësyn në banesën e të rinjve
12/11 11:45
Top Channel/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-deputetja paraqitet në SPAK
12/11 11:44
Top Channel/ “Shteti juaj është për ibret” Alushaj debat në komision me Braçen, nuk kam shtet privat
12/11 11:16
Top News – Çifti shqiptaro-grek me çanta hashashi. Kapen në flagrancë në Kostur, sekuestrohet droga
12/11 10:56
Top Channel/ Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK
12/11 10:21
Top News – Një tjetër grua në krye të SHISH. Begaj dekreton ish këshilltaren e Kryeministrisë
12/11 10:08
Top News – Reshjet rrëzojnë gurët në rrugë. Bllokohet për disa minuta Rruga e Kombit, hiqen inertet
12/11 09:43
Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14