Kabineti qeveritar ka vulosur këtë të premte, plot 17 vendime, ndër të cilat edhe emërime e shkarkime të reja në radhët e qeverisë. Kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që u preken nga ndërtimet e legalizuara, ishte një ndër çështjet kryesore që morën firmën e kryeministrti Rama. Sipas këtij vendimi, vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është katërqind e tridhjetë e gjashtë milionë lekë.