Top News – 1500 paundë, çmim ‘ofertë’ në gomonen për Angli. Si joshen shqiptarët në Tik Tok
09/08/2022 13:43

Trafikantët e klandestinëve kanë bërë një ulje verore të cmimit për të kaluar në mënyrë ilegale kanalin anglez në një gomone...1500 paundë për person është cmimi që i ofrohet sipas Daily Mail shqiptarëve dhe që reklamohet në TikTok me premtimin: Francezët nuk do t’ju ndalojnë, përkundrazi, do t’ju shoqërojnë të sigurt deri sa të arrini në Britaninë e Madhe. E në mesin e ujërave të qeta dhe temperaturave të ngrohta, asnjëherë nuk ka patur cmime më të lira se sa tani me ofertat që shpërthejnë në mediat sociale dhe ekspertët që zbulojnë se të paktën një e treta e 3 mijë emigrantëve që kanë kaluar nga franca në britani gjashtë javët e shkuara ka përfituar pikërisht nga një prej këtyre propozimeve. Ligjvënësit britanikë i kanë kërkuar qeverisë të dyfishojë përpjekjet për deportimin e emigrantëve në Ruanda pas një rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin barkat e vogla për të hyrë në britani, të joshur me ulje cmimesh dhe me premtimin: “Nxitoni Shqiptarë...Anglia po ju pret!’ Cmimi për kalimin e kanalit duket se ka rënë nga rreth 20 mijë paundë që ka qenë më herët në 5 deri në 3500 paundë për person. Në disa raste madje, cmimi është ulur deri në 1500 paundë për të mbushur gomonet që zbarkojnë në brigjet e Kentit. Një reklamë madje nënvizon: Mos paguaj 17 apo 18 mijë paundë. Kalime ka cdo ditë dhe asnjëherë nuk ka qënë me lirë se kaq”. Një tjetër reklamë tregon një grup njerëzish në një gomone, që mbajnë flamuj shqiptar dhe premton kalim të sigurt në Britani për 5 mijë paundë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16