Top News – 15 muaj në luftë, fiton Shqipëria! Asnjë viktimë, vetëm 2 infektime në 24 orë
05/06/2021 18:56

Shqipëria nuk është pak të thuhet se e ka fituar betejën me pandeminë e covid 19. Prej shumë ditësh, vendi ynë jo vetëm ka regjistruar numër të ulët infektimesh dhe viktimash, por madje edhe ka mbyllur spitalet rajonale dhe dy të tjerë që ishin enkas për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Rastet e 24 orëve të fundit janë të papërfillshme. Vetëm 2 infektime të reja dhe asnjë viktimë, duke bërë që lufta e më shumë se një viti të jetë e fituar. Kjo për disa arsye, mes të cilave edhe procesi i vaksinimit, që nisi në kohën e duhur dhe ndoshta në momentin më të pritshëm. Me këtë situatë Shqipëria gëzon të gjitha të drejtat për të pasur një sezon turistik totalisht të hapur dhe me lëvizje të lirë të turistëve vendas dhe të huajve që vijnë në Shqipëri. Por, nuk duhet harruar se vetëm një vit më parë Shqipëria, si shumë vende të tjera, ndoshta me bnumër të madh të popullsisë pati pasoja rrënqethëse. Sepse, çdo ditë kishte mijëra infektime dhe dhjetëra viktima. Statistikisht, për 15 muaj janë regjistruar 2451 humbje jete në total. Po në harkun kohor të 24 orëve janë kryer 3593 testime, ku vetëm 2 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, një qytetar nga Tirana dhe një nga Lezha. Ndërkohë po në 24 orët e fundit janë në trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 prej tyre në terapi intensive. Aktualisht në Shqipëri janë ende 296 persona të infektuar me Covid-19.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16