Top News – 14 vjet burg për ish kryeministrin / Dënohet për korrupsion, edhe bashkëshortja në qeli
17/01/2025 11:58

Një gjykatë në Pakistan e dënoi ish-kryeministrin e vendit, që tashmë gjendet në burg, Imran Khan, me 14 vjet burgim, ndërkaq gruan e tij me shtatë, pasi i gjeti fajtorë nën akuza për korrupsion, thanë zyrtarët dhe avokatët e tij. Çifti është akuzuar se kur Khan ishte në pushtet, ka pranuar dhuratë një tokë nga një pasanik i patundshmërive, në këmbim të pastrimit të parave. Prokurorët thanë se biznesmeni, Malik Riaz, më pas u lejua nga Khani që të paguante gjoba që i ishin vendosur për një rast tjetër me të njëjtat para të pastruara prej 190 paundësh britanikë (240 milionë dollarë). Këto para u kthyen në Pakistan nga autoritetet britanike më 2022 për t’u depozituar në thesarin e shtetit. Khan ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se që nga arrestimi i tij më 2023 se të gjitha akuzat kundër tij janë komplot nga rivalët që ta mbajnë larg garimit për post shtetëror. Khan, që u bë kryeministër më 2018, u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në Parlament prillin e vitit 2022. Më herët është dënuar për akuza për korrupsion, zbulim të sekreteve shtetërore dhe shkelje të ligjeve të martesës dhe në tri vendime të ndara, ai është dënuar me dhjetë, 14 dhe shtatë vjet, respektivisht. Sipas ligjit në Pakistan, ai duhet t’i vuajë të gjitha dënimet, që do të thotë kohëzgjatja e burgimit do të jetë më e gjatë. Khan, 72 vjeç, përballet me më shumë se 150 raste penale, edhe pse ai gëzon popullaritet të madh në mesin e pakistanezëve. Ai dhe partia e tij politike, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI) kanë thënë se këto raste janë të motivuara politikisht.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06