Policia Rrugore e Tiranës ka dalë me një bilanc për javën që lamë pas, duke njoftuar se janë arrestuar dhe proceduar 15 shoferë për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 56 leje drejtimi janë pezulluar në total, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.