Top News- 11 vatra zjarri aktive në vend/ Situatë e vështirë në Lurë, zjarri aktiv prej 12 ditësh
19/07/2025 21:10

11 vatra zjarri janë ende aktive në vendin tonë, sipas të dhënave më të fundit nga qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile. Prej 12 ditësh forcat operacionale dhe ato të armatosura, nuk po fikin dot zjarrin në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë bashkia Dibër. Në këtë zonë, janë dy vatra zjarri, njëra në drejtim të Lurës, ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pjesën e sipërme nga krahu i Gurë Lurës. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 30 forca nga organet vendore dhe 30 forca nga FA. Njësia administrative Shupenzë po lufton prej 6 ditësh, ndërsa flakët janë spostuar nga “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan. Në terren ndodhen 9 efektivë me 1 automjet zjarrfikës dhe 4 forca nga Shërbimi Pyjor. Një tjetër vatër është aktive në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, teksa zjarri po zhvillohet edhe në fshatin Dovolan, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër. Sipas njoftimit zyrtar që përcolli ministria e mbrojtjes, flakët janë afër disa banesave. Situatë e vështirë paraqitet edhe në fshatin Belishovë në Mallakastër, ku vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit. Në vendngjarje për shuarjen e tij po punojnë dhjetra forca zjarrfikëse. Intensiv është edhe zjarri në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, bashkia Vlorë, ku po digjen shkurre ndërsa era kanë përfshirë edhe kurorën e pishave. Vatra zjarri ka edhe në fshatin Shmil, bashkia Elbasan, fshatin Tenë bashkia Mirditë, në fshatin Zallë, bashkia Krujë si dhe në bashkinë Shijak afër Parkut të Kamionëve Pelikani në bimësi të ulët. Në këto zona, po punojnë forcat zjarrfikëse.

Top Channel/ Flakët përfshijnë edhe një makinë të parkuar te Myslym Shyri, pamje…
17/10 19:16
Top Channel/ Bulevardi kthehet në fushëbetejë, policët përfshihen në flakë
17/10 19:15
Top Channel/ Myslym Shyri në flakë, protestuesit i vënë zjarrin disa bizneseve
17/10 19:05
Top Channel/ Tensionet arrijnë kulmin, protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë
17/10 19:03
Top Channel/ Përleshje te Kryeministria, policia gjuan me plumba gome
17/10 19:01
Top Channel/ Protestuesit hedhin gurë dhe kapsolla drejt policisë, blutë përgjigjen me plumba gome
17/10 19:01
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, tubuesit i vënë flakën ish-hotel Dajtit
17/10 18:45
Top Channel/ Tymi, uji e gazi lotsjellës pushtojnë Kryeministrinë! Përplasje té forta në protestë
17/10 18:44
Top Channel/ Protesta para kryeministrisë, tensionohet situata, policia po përdor gaz lotsjellës
17/10 18:44
Top News- Dy policë të plagosur, gurët u kërcasin kokës, çfarë ndodhi në shesh
17/10 18:43
Top Channel/Tensione dhe përplasje me policinë, makinat e Forcave Renea zbresin në protestë…
17/10 18:42
Top Channel/ Protestuesit hedhin gurë, plagosen policë dhe të rinj, autoboti hedh gazlosjellës
17/10 18:35
Top News- Protestuesit i dalin para ambulancës dhe nuk e lejojnë të kalojë në Bulevard
17/10 18:33
Top Channel/ ‘Hape do kontrollohesh mund të kesh gaz’, protestuesi ndalon ambulancën dhe…
17/10 18:29
Top Channel/ Tirana në kaos, protestuesit hedhin gurë drejt bluve përpara Kryeministrisë
17/10 18:27
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta në Tiranë, uniformat blu përgjigjen me ujë
17/10 18:18
Top Channel/ Bulevardi në fushë beteje mes protestuesve dhe policisë, TCH sjell pamjet me dron
17/10 18:17
Top Channel/ Tensionet në bulevard, protestuesit nisin hedhjen e fishekzjarrëve
17/10 18:17
Top Channel/ Drejtori i Policisë mbërrin te kryeministria, vendos maskën antigaz dhe…
17/10 18:01
Top News- ‘Breshëri’ fishekzjarrësh drejt policëve, protestuesi “luftë” në bulevard
17/10 17:31