Qeveria greke ka ashpërsuar masat për qytetarët që do të hyjnë në Greqi nga Kakavija. Duke filluar nga dita e hënë qytetarët që do të dalin pozitiv me Covid nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen. Që nga hapja e kufirit me Shqipërinë në fillim të majit, qeveria greke nuk ka arritur të vendosë një sërë masash thelbësore.