Dhjetëra palestinezë janë lënduar në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin e Izraelit. Këto përleshje kanë nxitur shqetësim botëror, se ato mund të përshkallëzohen edhe më tej. Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aqsa – që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame – dhe për dëbimin potencial të palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, ku janë planifikuar që të ndërtohen vendbanime hebreje.