Top News – 10 vite luftë në Siri/ UNICEF-12 mijë fëmijë të vrarë dhe plagosur
11/03/2021 15:06

Pothuajse 12 mijë fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur gjatë luftës 10-vjeçare në Siri. Sipas një komunikate të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), mbi 5,700 fëmijë - disa madje shtatë vjeç - janë rekrutuar në luftime, në periudhën 2011-2020. Si pasojë e luftës, më shumë se 1,300 objekte arsimore dhe mjekësore janë sulmuar. “Gati 2.45 milionë fëmijë në Siri dhe një numër prej 750,000 fëmijëve sirianë që jetojnë në vendet fqinje, nuk janë në shkollë; 40 për qind prej tyre janë vajza”, thuhet në komunikatën e UNICEF-it. Për një dekadë luftë, ndikimi te jeta e fëmijëve ka qenë i madh. Më shumë se gjysmë milioni fëmijë nën moshën pesë vjeç në Siri vuajnë nga marramendja, si rezultat i kequshqyerjes. Sipas UNICEF-it, numri i fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë humanitare, është rritur për 20 për qind vetëm gjatë vitit të kaluar. “Nevojat humanitare nuk mund të presin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çdo përpjekje për të sjellë paqe në Siri dhe për të nxitur mbështetjen për fëmijët sirianë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore. Në kampin Al-Hol dhe në qendra të paraburgimit në të gjithë verilindjen e Sirisë vazhdojnë të jenë 27,500 fëmijë me të paktën 60 kombësi dhe mijëra fëmijë sirianë, të lidhur me grupe të armatosura. Dhuna është rritur së fundmi në kampin Al-Hol, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve dhe familjeve dhe duke nxjerrë në pah nevojën për zgjidhje afatgjata, përfshirë riintegrimin në komunitetet lokale ose riatdhesimin e sigurt të fëmijëve në vendet e tyre të origjinës. Për më tepër, numri i fëmijëve refugjatë në vendet fqinje - të cilat vazhdojnë të strehojnë 83 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve sirianë në të gjithë botën - është dhjetëfishuar në 2.5 milionë që nga viti 2012. Ndërkohë që në kampet në siri mbetet edhe një numër i konsiderueshëm shtetasish nga shqipëria dhe kosova, për të cilët nuk dihet se kur do të riatdhesohen. Vetëm shtetas kosovar, në siri janë mbi 100, sipas të dhënave ndonëse institucionet nuk kanë shifra të sakta.

Top Channel/ BE ndalon rrjetet sociale nën 13 vjeç: Mbrojmë fëmijët
16/09 23:01
Top News-Gjenerali “i tmerrshëm” i Putinit vritet nga një dron ukrainas në Donetsk, Moska ‘pa krahë’
16/09 21:30
Top News – Asnjë rrjet social para moshës 13 vjeç/ Von der Leyen prezanton planin, preken dhe 15-vjeçarët
16/09 21:00
Top News – Qeni që drejtoi shtëpinë e bardhë ngordh, zi në familjen presidenciale
16/09 19:32
Top News – 40 mijë bomba njëtonëshe në Izrael / Trump ‘ndryshon mendje’, 2.8 miliardë USD armatime
16/09 17:31
Top News – Të ndalim garën e armatimit në hapësirë! Rusia paqebërëse, apel SHBA-së: Ka ende kohë
16/09 17:00
Top News – Avioni i Zelenskit në shënjestër / Rusia sulmoi Moldavinë, ‘për pak u godit nga një dron’
16/09 15:37
Top Channel/ Totali 81 vite burg: Gjykata “shfajësoi” UÇK-në: “Faji ishte individual”!
16/09 15:09
Top Channel/ Haga dënon katërshen e UCK-së: “Krime ndaj kundërshtarëve, vrasje e torture”!
16/09 15:01
Top News – Lufta në Iran, 38 miliardë dollarë / Kostoja në qiell, rritet me 3 mld USD çdo muaj
16/09 13:51
Top News – Shembet pallati, 12 viktima e 100 zhdukur / Tragjedi mes rrënojave në Gaza
16/09 13:51
Top News – Helikopteri rrëzohet mbi shtëpi / Flakë e tym mbi Los Angeles, të paktën 3 viktima
16/09 13:39
Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09 13:36
Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09 13:34
Top News – Ed Sheeran braktistet nga kolegët. Artistët largohen nga turneu i tij, shkak Palestina
16/09 13:30
Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Hashim Thaçin, Specialja e dënon me 25 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56