Dhjetë avionë të forcave ajrore të Kinës kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit më 9 gusht, të shoqëruar nga pesë luftanije kineze dhe janë përfshirë në patrullime “për gatishmëri luftarake”, tha Ministria e Mbrojtjes së ishullit vetëqeverisës. Sipas autoriteteve në Tajvan, kjo është hera e dytë brenda javës që Kina kryen një ndërhyrje të tillë.