Zjarri në banesën në lagjen 1 të Pogradecit, që i mori jetën një 52-vjeçareje në orët e para të mëngjesit, dyshohet se është i qëllimshëm. Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga kqyrja paraprake e trupit të Kozeta Teços, ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja dhune.