Top Channel/ Zjarri i madh në Finiq, Ministria: U shpëtua pasuria kulturore e Parkut Arkeologjik
08/08/2024 22:57

Një zjarr i madh përfshiu ditën e sotme e parkun arkeologjik të Finiqit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njoftoi se është shpëtuar pasuria kulturore e Parkut Arkeologjik. “Ndërhyrja e shpejtë e forcave operacionale, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar nga ajri kanë shmangur dëmet si pasojë e zjarrit të rënë pasditen e sotme në objektet e parkut arkeologjik të Finiqit. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga kryetarët e bashkive Finiq e Delvinë si dhe nga Prefekti i qarkut të Vlorës Kristo Kiço ndoqi nga afër situatën”, thuhet në njoftim. Në një komunikim për publikun ministri Vengu tha se që prej mesditës ka pasur një situatë problematike në rrafshin e kodrave që ndan dy bashkitë, por bashkërendimi i forcave të shumta bëri të mundur shuarjen e një pjese të madhe të vatrave. “Jemi përqendruar me 8 mjete zjarrfikëse, 40 trupa zjarrfikëse nga 2 bashkitë si dhe 65 efektivë të Forcave të Armatosura. Kemi pasur ndërhyrje të gjata dhe efiçente nga Forca Ajrore që ka bërë të mundur frenimin e të gjitha vatrave në drejtim të zonave të banuara. Pas tyre, rëndësi kanë marrë zonat ekonomike dhe parku me vlerë kulturore e arkeologjike i Finiqit”, tha ai. Sipas ministrit, “u bë e mundur ruajtja dhe mbrojtja e të gjithë pasurisë kulturore në park, pjesa e bazilikës, thesarit të vjetër sikundër edhe amfiteatrit”. Ministri i Mbrojtjes shtoi se, kjo do të jetë një natë vigjilence, për të mbajtur situatën nën monitorim të plotë. Në këtë operacion janë përfshirë forca të shumta nga strukturat e pushtetit vendor të bashkive Sarandë, Himarë, Gjirokastër, Dropull dhe Konispol, të mbështetura nga efektivët e Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar.

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14