Vijon situata dramatike me zjarret në disa zona të vendit, nga veriu në jug. Situata më problematike paraqitet në fshatin Refovë të Poliçanit, ku zjarri hyri në zonën e banuar, duke djegur një banesë 2-katëshe, ndërsa autoritetet evakuuan menjëherë banorët. Situata e rënduar është edhe te Syri i Kaltër në Sarandë, ku u evakuuan rreth 500 turistë. Dhjetëra zjarrfikës, efektivë të ushtrisë, një helikopter shqiptar dhe dy avionë “Canadair”, që mbërritën në orët e pasdites, vijojnë luftën me flakët, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën. Për shkak të situatës së rëndë, u bllokua dhe rruga nacionale drejt Qafës së Muzinës.