Top Channel/ Zjarret në vend/ Pesë qarqe të përfshirë nga flakët, situata më e vështirë në Lezhë
18/07/2022 22:03

Pesë qarqe të vendit, Lezha, Vlora, Durrësi, Fieri dhe Shkodra janë përfshirë nga zjarri sot. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes civile po vijon puna për shuarjen e tyre me forca e mjete nga zjarrfikësit, efektivë të Forcave të Armatosura aty ku është kërkuar mbështetja e tyre si dhe forca të policisë, vullnetarë e punonjës të pushtetit vendor. Ndërhyrja e shpejtë e efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse dhe atyre të pushtetit vendor ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat duke vënë nën kontroll flakët në një vatër zjarri, në një sipërfaqe me bimësi të thatë dhe pisha në shpatin e malit në kthesën e Balldrenit, në Lezhë. Aktualisht po punohet në të gjitha drejtimet për izolimin e plotë të vatrës. Sipas informacioneve të marra është bërë izolimi i njërës prej vatrave në një sipërfaqe pyjore me pisha, në fshatin Lgjin, në njësinë administrative Orosh, në Mirditë. Por, po vijon puna për izolimin e plotë të saj. Ka një përmirësim të ndjeshëm situata në fshatin Qesarat, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe bimësi e ulët. Zjarri ka rënë në afërsi të malit të Qesaratit në një terren të thepisur dhe me formacion shkëmbor. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë, ndërsa në mbështetje të forcave që ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe një grup prej 20 personash nga bashkia. Paraditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pisha në vendin e quajtur “Makaresh”, sipër fabrikës së çimentos, zona e Krastës, bashkia Krujë. Po punohet në një terren të vështirë, që pamundëson ndërhyrjen me forca dhe mjete. Në mbështetje ka shkuar edhe një zjarrfikëse nga Tirana. Era e fortë ka rënduar situatën në fshatin Bizë, njësia administrative Ishëm, në Durrës ku është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pylli me pisha dhe shkurre, që ka vënë në rrezik edhe banesat. Në vendngjarje po punohet nga 7 mjete zjarrfikëse me efektivët përkatëse nga MZSH Durrës, Shijak, Autoriteti Portual dhe bashkia Kamëz.

Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20