Vijon të jetë aktive prej tre ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd - Drenie- Vlosh të bashkisë Mallakastër. Sipas përgjegjësit të sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj gjatë ditës së sotme po me operohet me 5 mjete zjarrfikëse të cilët po operojnë në një terren tepër të vështirë. Ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e plotë të vatrës masive të zjarrit.