Zjarri që ra mbrëmë pas mesnate në një apartament në kompleksin e banesave sociale në Shkozë, nuk rezulton të jetë aksidental. Hetimet e ekspertëve kriminalistë dhe ekspertëve të rasteve të zjarr vënieve, zbuluan se flakët që ju morën jetën çiftit të bashkëshortëve Ismete Ziu, 65 vjeçe, dhe Agim Ziu, 68 vjeç u shkaktuan nga dora e bashkëjetuesit të vajzës së dy viktimave. Astrit Idrizi 35-vjec, u arrestua. Dyshohet se pas një konflikti, ai i ka vënë qëllimisht flakën banesës ku ndodheshin vjehrri dhe vjehrra e tij, duke i lënë ata në kurthin e zjarrit pa asnjë mundësi shpëtimi.