Top Channel/ Zhdukja e dy shokëve në Sarandë, Rrumbullaku mbërrin në Sarandë
02/05/2023 20:05

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbërritur këtë pasdite në Sarandë, për të analizuar provat lidhur me hetimet për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve. Një përfaqësi prej tyre u thirr në takim me Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Gjatë paradites, Rrumbullaku priti në zyrën e tij familjarë të dy të zhdukurve, të cilët protestuan para Drejtorisë së Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit. Familjarët e lidhin ngjarjen me shitjen e një toke, ndërsa policia beson se ngjarja lidhet me konfliktet për trafikun e drogës jo vetëm nisur nga precedentët e të zhdukurve por dhe operacionet antikanabis në Greqi, ku ka pasur të arrestuar edhe shqiptarë. Policia e Sarandës nëpërmjet hetimeve por edhe kamerave të sigurisë ka kontrolluar banesa e biznese që dyshohet se implikohen në ngjarje. E tillë ishte dhe një banesë në fshatin Nivicë të Himarës që është në emrin e një biznesmeni që merret me shitje apo dhënie me qira të pasurive të paluajtshme. Policia ka dyshime se banesa e 28 vjeçarit Sofokli Baxheri është përdorur nga autorët e dyshuar të zhdukjes së Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, por ky i fundit nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me faktin se kush e ka përdorur banesën gjatë muajit prill. Për këtë arsye, policia e Sarandës e vuri në pranga për deklarata të rreme dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Në oborrin e banesës në Nivicë policia e Sarandës gjeti një automjet “Benz” që dyshohet se është përdorur për të transportuar të zhdukurit, gjurmët e fundit të të cilëve të çojnë në fshatin Vrinë. Pavarësisht kësaj policia ende nuk e ka një përgjigje zyrtare dhe përfundimtare për fatin e tyre. Fqinjët e familjes Bazheri shprehen se ai shkonte shpesh në Nivicë. Nga provat material të gjetura policia e Sarandës ka krijuar bindjen se banesa e Sofokli Baxherit ka shërbyer si strehë e një grupi kriminal që jo vetëm fshihen pas rrëmbimit të dy personave, por edhe pas një ngjarje tjetër penale në Sarandë, eksplozivit ndaj banesës së ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo ende pa autor.

Top Channel/ “Jam futur mes rrënojave dhe nuk e shpëtova dot” banorja në Elbasan tregon mes lotëve
10/11 14:36
Top News – SPAK ‘bëhet për psikolog’. ‘Përballemi me kërcënime dhe ngarkesë të madhe pune’
10/11 14:34
Top News – Çfarë po i vret elektriçistët? Shifra alarmante, 10 të vdekur në punë brenda 8 muajve
10/11 14:26
Top Channel/ “Jemi këtu për tu mbështetur” ministri Demo sheh nga afër pallatin në Elbasan
10/11 14:22
Top Channel/ Avokati i Popullit: Presim 91% realizim të buxhetit për 2026. Luarasi: Se kuptoj pse…
10/11 14:14
Top News – Transporti kërkon TVSH në për qind. Operatorët thirrje Kuvendit- Rrisim çmimin e biletës
10/11 13:49
Top Channel/ Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve, Haki Çako zbulon kontratën e mbyllurcako
10/11 13:41
Top Channel/ Grabitësi i 120 mijë eurove, Robert Duka pretendon se paratë i shpenzoi në kazino
10/11 12:33
Top Channel/ Elbasani si Tirana, afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve
10/11 12:27
Top Channel/ Pirateria/ 3 dënohen, pas kallëzimit të Digitalb, gjykata i dënon me nga 9 muaj burg
10/11 12:22
Top News – Lindjet pësojnë rënie të fortë. Mbi 10 për qind më pak brenda një viti, tkurret popullata
10/11 12:08
Top Channel/ SPAK në buxhetin e 2027 do edhe psikolog për stafin e BKH e procesin hetimor
10/11 12:06
Top Channel/“Dorëzohet” përballë protestave? Franca rrit pagën minimale, miraton lehtësime tatimore!
10/11 12:00
Top News – Balla del bën pazar, tregon se sa do ulen çmimet nga data 1 janar
10/11 11:37
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Dukat, i riu futet në lokal me hanxhar në dorë dhe…
10/11 11:02
Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30