Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet në Malin e Zi, ku deri më tani kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale Jakov Milatoviç. Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, bazuar në 78,7 % të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 % të tyre, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç 39,8 %.