Në prag të rikonfirmimit në krye të demokratëve për katër vjet te tjera, në 23 maj, Sali Berisha do të duhet fillimisht të menaxhojë pakënaqësitë që vijnë nga degët. Zgjedhjet e sotme në Korçë janë shoqëruar mes përplasjeve të anëtarëve, marrjen e kutive nga komisionerët dhe në fund grisjen e listave të votuesve. Shkak është bërë mungesa e emrave të disa prej anëtarëve në këto lista. Nga ana e tij Berisha ka qenë sot në Dibër ku ka replikuar sërish me Ervin Salianjin, ish-deputetin e tij të cilin e përjashtoi nga kandidimi për kreun e PD.