“Një zgjedhje shumë dinake”. Kështu e ka cilësuar Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e ish-të dashurit të vajzës së saj, i cili pas gati dy vitesh ka pranuar autorësinë e vrasjes së 13-vjeçares. I riu, i akuzuar për vrasje të rënduar, pranoi më 13 korrik gjatë procesit të apelit se ishte ai që e hodhi Aurorën nga ballkoni i një pallati në Piacenza, më 25 tetor 2024. Në shkallën e parë të gjykimit, ai ishte dënuar me 17 vite burg.