Pritet të jetë seanca plenare e 11 Dhjetorit ajo e cila do të mund ti japë fund ping-pongut mes socialistëve dhe demokratëve, në një tentativë për të zgjedhur avokatin e ri të popullit. Një burim nga grupi parlamentar i PS tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu strategjinë e cila do të ndiqet në një kohë kur PD u tërhoq nga firmat e hedhura për 7 shtatë kandidatët.