Një ekspozitë dedikuar grave të Ballkanit dhe historive të tyre të jashtëzakonshme u çel mbrëmjen e kaluar në ambientet e Vilës 31. Përmes fotove dhe videove të realizuara nga bashkëpunëtorët e AFP-së në Ballkan, këto gra të moshave dhe profesioneve të ndryshme rrëfejnë botën e tyre, nga miniera në atelie… “Pas çdo fotoje ka një histori të këtyre grave, që janë bërë me forcën e punës së vetë dhe kanë ndikuar në komunitetin ku jetojmë. I kemi përzgjedhur në tre breza të ndryshëm dhe tre profesione krejt të ndryshme nga njëra-tjetra”, tha fotografi Adnan Beci.