Top Channel/ Zelensky: Rusia nuk do paqe. Niset drejt SHBA për takimin me Trump
27/12/2025 23:23

Rruga e Volodimir Zelenskit për në shtetet e bashkuara të Amerikës ka kaluar nga Kanadaja. E diela ka rezervuar një tjetër takim me qëllim arritjen e armëpushimit mes Ukrainës dhe Rusisë. Këtë herë Presidenti ukrainas do të takojë në Florida presidentin amerikan, Donald Trump që do ta presë në rezidencën e tij në Maralago. Por para se të jetë përballë presidentit amerikan, ai ka marrë mbështetje nga Mark Carney, kryeminsitri kanadez që foli për "kushte të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Carney vuri në pikëpyetje gatishmërinë e Rusisë kur kujtoi sulmin masiv të ushtrisë së saj mbi civilët ukrainas. Mes akuzave për Moskën që nuk do paqe, Zelensky tha se në Florida shkonte për të reduktuar në minimum çështjet e pazgjidhura. "Sigurisht, sot ka vija të kuqe për Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ka propozime kompromisi. Të gjitha këto çështje janë shumë të ndjeshme", deklaroi zelensky. Ukraina po punon me SHBA-në për planin e rindërtimit të vendit, fatura për të cilin shkon mes 700 dhe 800 miliardë dollarëve, sic e përmendi presidenti ukrainas Ai foli edhe për mundësinë e krijimit të një zone të çmilitarizuar në rajonet lindore të vendit dhe sipas planit të propozuar Centrali Bërthamor i Zaporizhias, mund të bashkëmenaxhohet nga SHBA, Ukraina dhe Rusia. Në takimin me Zelenskin, Mark Carney njoftoi një ndihmë shtesë ekonomike prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën që ta ndihmojë për të zhbllokuar burimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB