Top Channel/ Zelensky prezanton planin për Samitin e dytë ndërkombëtar, synon pjesëmarrjen e Rusisë
15/07/2024 21:25

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka prezantuar tre hapa që synon t’i marrë për t’u përgatitur për një plan të paqes, që mund të jetë gati para fundit të vitit, për të mundësuar mbajtjen e një samiti të dytë ndërkombëtar për paqe, me mundësinë e pjesëmarrjes së zyrtarëve prej Rusisë. Duke folur në një konferencë për media pas udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ku ka marrë pjesë në samitin e NATO-s, Zelensky ka thënë se takimi, që me shumë gjasë do të mbahet në Katar, në fund të këtij muaji, apo në fillim të gushtit, synon të nxjerrë disa përgjigje, dhe më pas të përgatitet plani për sigurinë e energjisë. Më pas, në fund të gushtit planifikohet të mbahet një takim i dytë në Turqi, për t’u pajtuar për planin e sigurisë ushqimore dhe një takim i tretë në shtator, në Kanada, me qëllim të krijimit të planit për shkëmbim të të burgosurve dhe kthim të fëmijëve të marrë prej Ukrainës në Rusi. Në samitin e parë për paqe, të mbajtur më 15-16 korrik në Zvicër, më shumë se 90 shtete janë fokusuar në konfliktin më të shkatërrues në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore. Pas shpërndarjes së delegacioneve, palët janë dakorduar për mbajtje gjallë të procesit, dhe për mundësinë e organizimit të një samiti të dytë në të ardhmen. Mirëpo fakti që Moska nuk është ftuar në atë organizim – të cilin vetë ajo e ka konsideruar humbje kohe – pati rritur dilemat për rezultatin që mund të kenë proceset e paqes. Ndonëse në komunikatën përfundimtare të samitit nuk është përmendur Rusia në mënyrë specifike, në të është thënë se “arritja deri te paqja kërkon përfshirjen në dialogun mes të gjitha palëve”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57