Top Channel/ Zelensky kundër SHBA! Diskutohet aneksimi zyrtar i Krimes, refuzon presidenti ukrainas
22/04/2025 23:15

Zyrtarët evropianë dhe ukrainas në takimin në Londër të mërkurën do të përballen me propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta njohur aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia dhe ngrirjen e linjave të frontit si pjesë e një marrëveshjeje të paqes raporton “The Washington Post”. Aleatët e Ukrainës po shpresojnë të fitojnë garanci për sigurinë dhe programe rindërtimi për vendin e shkatërruar nga lufta, në këmbim të lëshimeve të tilla territoriale. Propozimet e SHBA-së, të cilat i janë prezantuar Ukrainës në Paris javën e kaluar, përfshijnë mundësinë që SHBA-ja ta njohë zyrtarisht Krimenë e aneksuar si territor rus dhe eventualisht t’i hiqen sanksionet Rusisë në një marrëveshje në të ardhmen. Në këmbim, Moska do të ndalojë sulmet në Ukrainë. Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “presioni që i është vendosur Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit është i jashtëzakonshëm”. Pas publikimeve në media, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi duke thënë se refuzon që ta njohë Krimenë si territor rus. “Krimea është territor i yni, territor i popullit të Ukrainës. Ne nuk kemi asgjë për të biseduar për këtë temë”, tha Zelensky për mediat ukrainase. “Në momentin kur ne fillojmë të bisedojmë për Krimenë, për territoret tona sovrane, atëherë futemi në një format të zgjatjes së luftës. Kjo është ajo që do Rusia”. Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina që në vitin 2014.

Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00
Top News – I nxehti, gjithnjë e më vd*kjeprurës / Lëshohet alarmi, çfarë këshillojnë mjekët
01/07 11:48
Top News – 8 deri në 80 mijë viktima nga i nxehti: Përvëlimi, normalja e re, asnjë vend s’është imun
01/07 11:46
Top News- ‘Kupola e të nxehtit’ mbyt Evropën / Përvëlim! Mjekët lëshojnë alarmin: Mbylluni në shtëpi
01/07 11:42
Top News – Terror në Gjermani, sulm me thikë / Një viktimë dhe disa të lënduar, nuk dihet motivi
01/07 11:41
Top News – ‘Digjet’ Stambolli, përleshje në qytet/Revista satirike ‘publikon’ karikaturën e profetit
01/07 11:40
Top Channel/ Karikaturat e Profetit Muhamed, përleshje në Stamboll: Arrestohen redaktorët!
01/07 11:31