Ligjvënësja britanike, Alicia Kearns, e cila në disa raste tashmë nuk ka ngurruar të ngrejë zërin në mbrojtje të Kosovës, reagoi menjëherë pas deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, pasi sic tha, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë në rajon për të larguar vëmendjen nga Ukraina.