Top Channel/Zelensky, gati të flasë me Putin: “Do pranojmë neutralitetin”!
11/03/2022 11:48

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm të bisedojë drejtpërdrejt me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin - por "nuk do të bëjë asnjë kompromis ndaj pozicionit të Moskës gjatë këtyre negociatave", tha zëvendësi i tij për CNN. Bisedimet mess ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura të enjten në qytetin turk të Antalias, nuk sollën ndonjë përparim të madh, por Igor Zhovkva thotë se Kievi që në fillim nuk ishte shumë optimist për rezultatin. “Ishte gjë shumë e mirë që ata takuan, por për fat të keq mund të themi se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë nuk është ai që merr vendimin përfundimtar. Vendimi përfundimtar për të ndaluar luftën, për të bërë një armëpushim, për të tërhequr trupat merret vetëm nga një person”, u shpreh ai, duke iu referuar Putinit. Zhovkva sakaq, pohoi se Zelensky ështe gati për një zgjidhje diplomatike, por ai nuk është kontaktuar personalisht nga presidenti rus apo ndihmësit e tij. "Gjëja e fundit që dëgjova prej tyre ishte që ne duhet të punojmë ende nën formatin e dy delegacioneve ... Por, shikoni, as marrëveshjet e arritura gjatë këtyre negociatave nuk po respektohen”, tha zyrtari i lartë ukrainas. Por cfarë lëshimesh është i gatshëm të bëjë Kievi? Zhovkva pohoi se Ukraina ështe e hapur ndaj neutralitetit "Nëse blloku i NATO-s nuk është gati për momentin që ta pranojë në radhët e tij. Megjithatë, shtoi ai, kemi nevojë për garanci shumë të forta sigurie në mënyrë që këto luftëra të tmerrshme, që ky agresion i tmerrshëm, të mos përsëritet më në të ardhmen.

Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
Top Channel/ Ekspertët: Britania e pambrojtu/ Garancia vjen nga sistemet mbrojtëse të amerikanëve
22/03 11:29
Top News – Bota shokohet, goditja më e largët e Iranit / Arrin lehtësisht Berlinin, Parisin e Romën
22/03 11:21
Top News – Irani trondit Izraelin / Goditje ‘direkte me raketë’, dhjetëra të plagosur
22/03 11:20
DIGITALB DIGITALB