Nevoja e Gjermanisë për punëtorë të kualifikuar nga jashtë është aq e ngtushme, sa po i shtyn autoritetet atje t`i ndryshojnë sërish rregullat e emigracionit nga vendet jo anëtare të BE-së. Punëdhënësve gjermanë u mungojnë qindra mijëra punëtorë: në IT si dhe në infermieri, në zeje, logjistikë dhe shumë sektorë të tjerë.